Sport 8 Janar 2023, 23:05

Barcelona “sundon” në Madrid, Dembele ‘i lë targën’ Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona “sundon” në Madrid, Dembele ‘i lë

Barcelona “sundon” në Madrid, Dembele ‘i lë targën’ Realit të Madridit

Barcelona ka mposhtur Atletikon e Madridit në javën e 16 të La Ligës. Blaugranat fituan me rezultatin minimal në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 22 nga francezi Ousman Dembele.

Ekipi i Simeones ka pasur disa raste të shumta me Grizmanin dhe lojtarë të tjerë, por që nuk arritën të finalizojnë me gol.

Në fundin e fraksionit, Grizman provoi të surprizonte Ter Shtegen, por pa ia dalë dot.

Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, me skuadrën e Çavit që kryeson kampionatin me 41 pikë, 3 më shumë se Reali i Madridit. Në krahun tjetër, “Los Kolçoneros” mbyllin top 5 me 27 pikë.

Sport Atletiko e Madridit Barcelona La Liga