Politike 9 Maj 2022, 15:31

Bardhi akuza “foltores”: Kur propozojmë ne presidentin jemi të shitur, kur e bëni ju qenka opozitë

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi akuza “foltores”: Kur propozojmë ne presidentin jemi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shpërthyer në kritika të forta ndaj Komisionit të Rithemelimit. PD ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për presidentin e ri dhe pavarësisht se ishin të pranishëm 21 deputetë, diskutimet kanë vijuar.

Bardhi akuzoi “foltoren” se mban qëndrime me dy standarde.

“Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozitë.  Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputete dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë Këshilli Kombëtar i PD. Nëse ka kërkesa që të jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figure presidenti dinjitoz.  Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politike e pranojmë.  Kriteret mund te diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë”, tha Bardhi.

Politike Bardhi grupi PD