Politike21 Qershor 2022, 22:20

Bardhi shkund Berishën: Shkëlzeni i përfshirë në afera korruptive, doktori të shikojë djalin para se të merret me mua

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi shkund Berishën: Shkëlzeni i përfshirë në afera

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ka dhënë një tjetër shuplakë të fortë Berishës dhe djalit të tij.

Bardhi në shumë raste e ka etiketuar Berishën si “babi i Zenit” dhe në një intervistë televizive ai ka sqaruar përdorimin e kësaj retorike. Sipas Bradhit, kur Berisha e akuzon atë se ka lidhje me Ramën dhe është i zhytur në afera, duhet të shikojë djalin e tij.

Demokrati u shpreh se Shkëlzen Berisha është akuzuar disa herë se është i zhytur në afera. Madje sipas tij ka prova për aferat e tij.

Ka qenë në kushtet e retorikës politike. Unë i kam kujtuar që në jetën time gjatë gjithë këtyre viteve që kam angazhim publik si punonjës i shtetit shqiptar, kurrë nuk kam pasur asnjë problem me ligjin edhe me faktin që jam njohës i ligjit kam treguar kujdesin e duhur për ta respektuar në maksimum. Ka të dhëna publike se djali i tij ka qenë i përfshirë në afera të caktuara korruptive dhe i kam kujtuar që para se të merret me mua të zgjidhë atë që ka brenda familjes së tij. Unë kam zgjedhur rrugën time”, tha ai.

Bardhi deklaroi se shumë deputetë vendosën ta dredhin duke lëvizur nga njëri krah në tjetrin. Por ai u shpreh se nuk ka ndërmend t’i shkojë pas Berishës dhe sipas tij ai nuk është e ardhmja e PD.

Së pari secili zgjedh rrugën e tij. Nuk ndodh rrallë që njerëzit nuk bëjë gjërat që besojnë, por ato që përshtaten. Kishte nga ata që mendonin se u përshtatet beteja për të qenë më afër Bashës. Në momentin që u largua Basha mendojnë se i përshtaten më shumë zotit Berisha. Nuk është profesion i imi. Unë di të mbijetoj dhe të mbaj familjen time. Nëse ajo që unë besoj nuk përkrahet nga qytetarët unë hap rrugë dhe shikoj rrugën time edhe merrem me profesionin tim, disa kanë politikën si të vetmen profesion. Nuk është modeli im, për mua Sali Berishën nuk e shoh si të ardhmen e PD-së”, tha Bardhi.

Deputeti demokrat tha se për çdo akuzë në formë shpifjeje që Berisha do të ngrejë ndaj tij, ai do i kundërpërgjigjet me një të vërtetë. Sipas tij, ka ardhur koha që Berisha të hapë krahun.

Dua të them që ne nuk duam që të kemi një betejë brenda PD-së, por Berisha është ai që vendosi fokusin e betejës brenda PD-së. Personalisht kam bërë një zgjedhje për të gjithë njerëzit që kanë besuar tek unë se për çdo shpifje që bën Berisha ndaj meje, unë do ti përgjigjem me një të vërtetë ndaj tij. Atë që unë besoj, që ai nuk është e ardhmja e PD-së e kam thënë e do ta them me zë të lartë. Jam i bindur që në politikë nëse bën gjërat që besojnë koha do të japë të drejtë. Unë besoj që Berisha nuk është e ardhmja e PD-së. Ai është i izoluar nga partnerët tanë strategjikë dhe pas 32 vitesh PD-ja duhet të prodhojë një lider të ri”, tha Bardhi në “Top Story”.

Politike #Shkezeni 3Bardhi Berisha