Anti-Mafia17 Mars 2018, 17:13

Basha dakord me Arta Markun për arrestimin e kryebashkiakut Frroku, i bindur se ka abuzuar me pronat. Kërkon dhe arrestimin e

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen e tij të parë publike pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat te Lezhës Fran Frrokaj, lutet që të jetë i pafajshëm. Duke qënë i bindur me sa duket se Frrokaj ka abuzuar me pronat në bashkinë e Lezhës dhe më konkretisht tek “Rana e Hedhun”, kreu i PD ka bërë thirrje në drejtim të prokurorisë që të bëjë një hetim sa më të drejtë dhe të paanshën.

 

Njëherësh Basha ka kërkuar nga Arta Marku që të hetojë dhe të burgosë dhe kryebashkiakët socialistë, mes të cilëve kreun e bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe atë në Elbasan Qazim Sejdini.

 

“Nuk mund të ketë drejtësi nëse Dako, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie të akuzuar për vepra të rënda kriminale, nuk do të dalin para drejtësisë. Sot dua t’u them shqiptarët se ne urojmë dhe shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i PD është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë.

 

Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, dhe jo politik dhe i pandashëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe jo të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër”, deklaroi Basha në daljen e vonë publike, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të PD.

 

Ndërkohë që ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në këtë qytet, ku ka zhvilluar takim me strukturat e PD në këtë qark.

 

Në këtë takim  Basha shoqërohet nga deputetët demokratë, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Çka tregon se Basha është i pasigurtë përballë Ramës për bashkinë e Lezhës, duke qënë se tashmë Fran Frroku pritet të ketë sanksione ligjore deri burg për abuzimin me pronat. Sepse një dënim i Frrokaj jo vetëm do ta shkarkonte atë nga kryetar bashkie, por dhe mund te kalohej në zgjedhje të reja deri në vjeshtë.

 

Dhe Basha nuk ka asnjë alternativë përballë ndonjë alternative të mundshme të Ramës për Lezhën./Pamfleti.com

codramol
smile

Plugu Arta Marku Dako Fran Frrokaj Lulzim Basha Sejdini