Kryedemokrati Lulzim Basha menjëherë pas takimit me ambasadoren britanike, për Europën dhe Amerikat (Minister for Europe and Americas), Wendy Morton të cilën e priti në selinë e PD, u shpreh para mediave në lidhje me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe dhe paisjen e tyre me dokumente.
Kreu i PD foli edhe për përjashtimin e mundëshëm të deputetit të PD Flamur Noka nga grupi parlamentar.
“Dua tiu them që nuk ju takon që të silleni si një televizion preferencial. Zotit Noka i kam komunikuar shkarkimin nga detyra, nuk e kam përjashtuar nga grupi, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime, që na devijojnë nga detyra jonë si opozitë, që është zhdukja e këtij regjimi. Nuk mund të mbetemi peng i interesave personale, shtrembërime të tilla nuk do të lejohen”, tha Basha.