Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po flirton me Jozefina Topallin, e cila ka paralajmëruar krijimin e një partie. Siç duket e ka kuptuar rëndësinë e zonjës Topalli në arenën politike dhe me një mesazh të koduar i bën thirrje për bashkim. Ky flirt doli sot në pah, kur zoti Basha u pyet nga gazetarët nëse PD a mund të dëmtohet nga lëvizja e Topallit.
“Çdokush që do të heqë Ramën është i mirëpritur. Nuk mund të flas dot për figura, sidomos për persona që kanë pasur vlerësim. Kjo është luftë për jetë a vdekje, kush do që të largohet Edi Rama është i mirëpritur nga ne”, u shpreh Basha.
Zonja Topalli e ka sulmuar Lulzim Bashën vazhdimisht. Ajo nuk ka qenë dakord me vendimet e marra nga shefi i selisë blu dhe kjo ka bërë që mes tyre të zhvillohet një luftë e ftohtë, deri në largimin e saj nga PD. Madje Basha shpesh e ka parë zonjën Topalli si rivale të rrezikshme, që mund t’i merrte drejtimine partisë dhe për të shpëtuar nga kjo bela, e largoi. займ на карту