Politike23 Tetor 2018, 20:37

Basha futet keq në telashe, i tregon dhëmbët Donika Prelës: Kamikazja e Ramës grisi flet-arrestimin për Vangjush Dakon

Shkruar nga Pamfleti
Basha futet keq në telashe, i tregon dhëmbët Donika Prelës:

Basha futet keq në telashe, i tregon dhëmbët Donika Prelës: Kamikazja e Ramës grisi flet-arrestimin për Vangjush Dakon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimeve të bujshme të policisë të ndodhura ditët e fundit, ku në pranga kanë rënë dhe politikanë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha sulmon ashpër kryetaren e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, duke e cilësuar atë autoren e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Sipas Bashës, kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka për të prishur hetimet për Dakon.

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut”, shkruan Basha.

Politike arrestimet e policise Donika Prela Lulzim Basha Vangjush Dako