Aktualitet27 Shkurt 2019, 19:45

Basha futet në lakun e ndërkombëtarëve, alarmohen Berisha e Meta, destabilizimi shpresa e tyre e fundit për t’i shpë

Shkruar nga Pamfleti
Basha futet në lakun e ndërkombëtarëve, alarmohen Berisha e

Basha futet në lakun e ndërkombëtarëve, alarmohen Berisha e Meta, destabilizimi shpresa e tyre e fundit për t'i shpëtuar SPAK-ut

Tani beteja do të bëhet mes dyshes Berisha-Meta dhe faktorit ndërkombëtar

Pas dy protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve, Lulzim Basha po futet gradualisht në lakun e ndërkombëtarëve, ashtu siç ndodhi edhe në muajin maj të vitit 2017, kur pas kërcënimeve të SHBA-BE doli nga çadra dhe u fut në qeverinë e Edi Ramës.

Sot në Tiranë ka zbarkuar një delegacion i Parlamentit Evropian për të zgjidhur situatën e krijuar nga Sali Berisha, si e vetmja shpresë për të shpëtuar veten dhe Shkëlzenin nga SPAK-u. Basha, Kryemadhi dhe aleatët e tyre u thirrën në takim nga eurodeputetët, në zyrat e BE në Tiranë. Ky është vetëm fillimi i angazhimit të ndërkombëtarëve për të futur Bashën në shinat e sistemit.

Nga ky takim, më të shqetësuarit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Shpresa e tyre e fundit për t’i shpëtuar drejtësisë së re është krijimi i një situate destabilizuese artificiale, duke demostruar dhunë me hajdutët dhe militantët e paguar.

Tani beteja do të bëhet mes dyshes Berisha-Meta dhe faktorit ndërkombëtar. Ndërkombëtarët synojnë që të bindin Bashën, që të braktisë skenarin e dyshes Berisha-Meta, ndërsa këta dy të fundit do të ushtrojnë presion mbi kreun e PD për të vijuar skenarin, deri kur të marrin një garanci se nuk do të preken nga SPAK./Pamfleti

Kryesore iir meta Lulzim Basha Nderkombetaret Sali Berisha SPAK