
Ish-kreu demokrat Lulzim Basha duket se i është futur botës së artit.
Pasi u largua nga drejtimi i partisë, ai nuk është parë aktiv në politikë, por javët e fundit është rikthyer.
Basha u pa në Panairin e Librit pak ditë më parë, ndërsa sot ai ka vizituar ekspozitën e piktorit Gazment Leka.
“Kënaqësi të vizitoja bashkë me Aurelën, ekpozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka, edhe në shoqërinë e prof. Taulanda Jupi. Përmes portreteve të endacakëve dhe njerëzve të vuajtur të qytetit, me ngjyra zymtësie që dhembin, prof. Leka bën bashkë në tablo njerëzoren dhe hyjnoren. Mos e humbisni këtë ekspozitë kaq të veçantë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.