Aktualitet26 Nëntor 2022, 18:55

Basha i futet botës së artit; pas panairit të librit, viziton ekspozitën e Gazment Lekës

Shkruar nga Pamfleti
Basha i futet botës së artit; pas panairit të librit, viziton

Ish-kreu demokrat Lulzim Basha duket se i është futur botës së artit.

Pasi u largua nga drejtimi i partisë, ai nuk është parë aktiv në politikë, por javët e fundit është rikthyer.

Basha u pa në Panairin e Librit pak ditë më parë, ndërsa sot ai ka vizituar ekspozitën e piktorit Gazment Leka.

Kënaqësi të vizitoja bashkë me Aurelën, ekpozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka, edhe në shoqërinë e prof. Taulanda Jupi. Përmes portreteve të endacakëve dhe njerëzve të vuajtur të qytetit, me ngjyra zymtësie që dhembin, prof. Leka bën bashkë në tablo njerëzoren dhe hyjnoren. Mos e humbisni këtë ekspozitë kaq të veçantë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Aktualitet Basha ekspozite