Politike16 Shtator 2018, 12:59

Basha-Idrizi nisin zyrtarisht “bashkëjetesën”, Vangjel Dule në udhëkryq

Shkruar nga Pamfleti
Basha-Idrizi nisin zyrtarisht “bashkëjetesën”, Vangjel

Pas takimit ‘kokë më kokë’ të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me atë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një tryezë ku pjesëmarrës ishte edhe ish-presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Riccardo Migliori, dy përfaqësuesit e opozitës dolën në një konferencë për shtyp.

“I uroj mirëseardhjen PDIU-së në frontin opozitar. Takimi më këtë parti politike ishte në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë. Synimi ynë është të ofrojmë një ekonomi më të fortë për vendin. Bashkëpunimi ynë me PDIU-në nuk drejtohet kundër interesave të minoritetit grek, por është një vlerë e shtuar”, tha më tej Basha, i cili theksoi se opozita sot është më e bashkuar, më e fortë dhe më e zgjeruar se kurrë më parë.

Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizi u shpreh se “PDIU-ja është nga sot pjesë e opozitës së bashkuar, me synimin për të pasur një opozitë sa më të fortë që të ofrojë alternativën e saj kundër qeverisjes aktuale”.

“Nga sot jemi pjesë e opozitës shqiptare pasi duhet të ndahemi nga ky tranzicion i zgjatur”, tha Idrizi.

Megjithatë, mbetet për t’u parë tashmë vendimi i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Politike Basha-Idrizi nisin zyrtarisht "bashkëjetesën" Vangjel Dule në udhëkryq