Politike25 Shtator 2018, 16:28

Basha jep alarmin dhe paralajmëron Ramën: Propaganda ka ndezur të gjithë motorët, hendeku me njerëzit do thellohet!

Shkruar nga Pamfleti
Basha jep alarmin dhe paralajmëron Ramën: Propaganda ka ndezur të

Basha jep alarmin dhe paralajmëron Ramën: Propaganda ka ndezur të gjithë motorët, hendeku me njerëzit do thellohet!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët.

Sipas kryedemokratit, mazhoranca bën shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të saj. Ndërsa, paralajmëron se hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”, shkruan Basha.

Politike Edi Rama Lulzim Basha