Politike 9 Dhjetor 2022, 08:52

Basha mesazh nga SHBA: Liderët politik mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit, nuk ndahen dot nga e shkuara!

Shkruar nga Pamfleti
Basha mesazh nga SHBA: Liderët politik mbajnë peng të ardhmen e

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në SHBA, ku është takuar me Jorn Fleck, kreun e Qendrës Europiane në Këshillin Atlantik. Basha tregon se ka biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor.

Po ashtu, ai shtoi se ka liderë politik që nuk ndahen dot nga e shkuara dhe shkaktojnë drama për vendet e tyre. Me këtë si duket se i referohet kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç por edhe Sali Berishës.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut në Ëashington. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck. Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.

Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderëve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona”, ka shkruar Basha në Facebook.

Basha, ndodhet në SHBA, ku është ftuar për forumin e partive të djathtave në SHBA, i cili ka nisur më 6 dhjetor.

Politike #Lulzim Basha. Ballkani. lideret