Politike14 Shtator 2018, 09:04

Basha nis ditën me një mesazh të fortë për Ramën, publikon videon e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Basha nis ditën me një mesazh të fortë për Ramën,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh që në mëngjes. Basha ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku denoncon rrënimin e ekonomisë dhe vendit, duke akuzuar për këtë kryeministrin Edi Rama dhe korrupsionin e qeverisë së tij.

Përmes videos, Basha tregon me fakte se çfarë po ndodh me ekonominë e vendit dhe si po varfërohen shqiptarët çdo ditë e më shumë.

“Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama”, shkruan Basha, duke numeruar aferat me tenderat, 229 milionë eurot që kanë shkuar për luks qeveritar.

“Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”, thuhët ne video.

 

Politike Edi Rama Korrupsioni Lulzim Basha