Politike19 Shkurt 2019, 10:26

Basha nis lëvizjet dhe shuan të gjitha dyshimet: S’ka më kthim pas! Nga e enjtja pa Parlament, kush janë politikanët që

Shkruar nga Pamfleti
Basha nis lëvizjet dhe shuan të gjitha dyshimet: S’ka më

Basha nis lëvizjet dhe shuan të gjitha dyshimet: S’ka më kthim pas! Nga e enjtja pa Parlament, kush janë politikanët që do arrestohen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur lëvizjet vetëm një ditë pas vendimit për djegien e mandateve, duke lënë të kuptuar se nuk ka kthim pas. Basha e nisi këtë të martë me një takim në selinë blu me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, njëherësh ish-president. Do të jetë pikërisht ky këshill që do të marrë përfundimisht vendimin për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me Nishanin, kryedemokrati Basha tha se nga e enjtja nuk do të ketë më Parlament. Ditë kur opozita, pas tubimit të së shtunës para kryeministrisë, do të mblidhet në një protestë tek parlamenti.

“Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve”, tha Basha.

Më tej, kreu demokrat bëri thirrje për qeveri trazitore, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij.

“Detyra e parë e qeverisë tranzitore do të jetë të arrestojë politikanin e kapur në vjedhje votash, Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit. Qeveria e ndalon arrestimin e tij, duhet të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo e Ramës për të mos arrestuar Dakon. Një nga arsyet e shkarkimit të Xhafës ishte që për luftën e klaneve rrezikoi arrestimin e Vangjush Dakos.  Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota duhet të shkojë në burg”, përfundoi kryetari i Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, dje u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar të djegies së mandateve. Gjithashtu është vendosur ngritja e një grupi pune për teknikalitet. Pjesë e këtij grupi do të jenë individë brenda PD që njohin ligjin dhe procesin zgjedhor, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata dhe Ivi Kaso.

Politike Bujar Nishani djegia e mandateve Lulzim Basha