Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e selisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-Presidenti Bamir Topi do ti bashkohet koalicionit “Shqipëria fiton”.
Krydemokrati Basha ka mbyllur marrëveshje me të gjithë aleatët e tij, PBDNJ Vangjel Dule, Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Agrare e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehut. Dje, mbylli gjithashtu marrëveshjen me Artur Roshin, drejtuesin e Partisë së Ballit Kombëtar që është edhe pjesë e Opozitës Parlamentare.