Politike26 Shkurt 2022, 14:32

Basha paralajmëron Ramën për Portin e Durrësit, ‘dy fjalë’ edhe Berishës: Takohet natën me Vangjush Dakon!

Shkruar nga Pamfleti
Basha paralajmëron Ramën për Portin e Durrësit, ‘dy

Basha paralajmëron Ramën për Portin e Durrësit, ‘dy fjalë’ edhe Berishës: Takohet natën me Vangjush Dakon!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë takimit elektoral në Durrës, është ndalur edhe te projekti i portit të Durrësit.

I propoganduar nga qeveria si një nismë me pritshmëri të mëdha për ekonominë dhe turizmin në  vend, Basha paralajmëroi se denoncimet e aferave nga PD nuk përfundojnë vetëm me inceneratorët. Kreu i PD-së u zotua se do ta çojnë deri në fund denoncimin për çështjen e Portit, sikurse bën me inceneratorët.

Nga Durrësi, Basha nuk ka kursyer as Berishën, për të cilin tha se ndërsa akuzon të tjerët për bashkëpunim me Ramën, takohet natën me Vangjush Dakon.

“Gënjeshtra tjetër është ajo që po bëhet me portin e Durrësit. Edhe këtë do ta çmontojmë. 6 vjet më parë nisëm denoncimet për inceneratorët, sot po dridhen. Aferën e portit të Durrësit që e kemi denoncuar do ta çojmë deri në fund. Nuk do ta lëmë Durrësin pa zhvillim. Dhënia e portit të Durrësit pa garë një arabi që në fakt u shërben disa oligarkëve. Pala tjetër thotë se ky është projekti Rama-Basha ndërkohë që natën takohet me Dakon. Unë nuk kam ndërmend që të merren me baltën që hedh modeli i vjetër. Ne do merremi me fakte. Pa transparencë nuk ka zhvillim.

Nuk mund të ketë zhvillim me një projekt që nuk dihet si lindi, sa do të fitojnë qytetarët. Nuk e di askush se modeli i vjetër i mban të mbyllura në kasafortë. Do tua çajmë siç ua çamë kasafortën e inceneratorëve. Modeli i vjetër do të vazhdojë të dominojë edhe 30 vjet të tjera. duan edhe 30 vjet të tjera ta qeverisin kështu Shqipërinë”, deklaroi Basha.

Politike Basha Berisha porti i Durresit Rama