Aktualitet24 Nëntor 2022, 12:25

Basha përplaset sërish me Berishën: “Non grata” është i zhytur kokë e këmbë te afera e Portit të Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Basha përplaset sërish me Berishën: “Non grata”

Ish-kreu demokrat Lulzim Basha është përplasur sërish me ish-kryeministrin Sali Berisha për Portin e Durrësit.

Ky i fundit këmbëngul se Basha ka gisht në këtë aferë. Berisha e sulmoi Bashën nga jashtë Kuvendit, duke deklaruar se po bashkëpunon me Ramën.

Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë. Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar. Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës. Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur. Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit. Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit”, deklaroi Berisha.

Por ish-kryedemokrati ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë një lajm që rrëzon argumentet e Berishës dhe akuzon madje këtë të fundit se përmes oligarkëve pranë tij, ka pjesë në aferën e Durrësit.

Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha.

Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.?https://t.co/zeIjTB28wz

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 24, 2022

Prej disa ditësh Berisha akuzon Bashën se ai po bashkëpunon me Ramën për Portin e Durrësit. Kjo gjë solli dhe debate pak ditë më parë. “Ky monizëm e ka bërë kombin më të varfër. Ky monizëm nuk ka të ndalur aferat e tmerrshme të Edi Ramës. Ka vjedhur 420 mln euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAPIN e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katrorë tokë, me një sipërmarrje, shumë shpejt do njiheni me dokumente false, 60% të aksionareve janë thjeshtë Edi Rama Lulzim Brava, dhe mafiozë rreth tyre, ndaj dhe emrat nuk thuhen dhe po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Durrësi ka njohur. Por ne do i dalim zot”, tha Berisha pak ditë më parë.

Por nuk mungoi përgjigjja e Bashës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i cilësoi si mashtrime akuzat e Berishës. Sipas tij, Trekëndëshi i Bermudës (Rama-Berisha-Meta) janë ende bashkë.

Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, tha ai në rrjetet sociale.

Pra duket se konflikti është rindezur. Basha qëndroi në heshtje gjithë këto muaj, por tani është shfaqur në takime në bazë, teksa po sulmon dhe Berishën.

Kryesore Basha Berisha Porti