Aktualitet 9 Mars 2019, 20:54

Basha politikë me të miturit, e kundraligjshme

Shkruar nga Pamfleti

Basha politikë me të miturit, e kundraligjshme

Në një takim të zhvilluar sot në zonën e Paskuqanit, Basha mblodhi shumë mbështetës të partisë demokratike, mes tyre ndodheshin dhe shumë fëmijë.

Lulzim Basha ka harruar që të miturit nuk duhen përdorur për qëllime elektorale, dhe as për propagandë partie. Mirëpo një foto e tillë, (që thuhet se flet sa njëmijë fjalë) tregon se Basha po mbështetet fort edhe te brezi i së nesërmes, ndoshta sepse mendon që pikërisht do të jenë ata që do ta shohin më në fund në krye të qeverisë.

Sipas ligjit mosha kur fëmijët kalojnë pragun dhe marrin kartën e identitetit është 16 vjeç, ndërsa për të qenë të përgjegjshëm se për kë duhet të votojnë, është 18. Fotoja tregon se Basha nuk e respekton ligjin, ndërsa vetëkënaqet, teksa pozon me të mitur që ngrenë dy gishtat lart, një simbol i PD-së huazuar nga Lëvizja Studentore 1990.

Ndërkohë që një foto e tillë bie ndesh dhe me denoncimet që ai i ka bërë shefit aktual të qeverisë për manipulimin e fëmijëve në politikë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Basha politikë me të miturit e kundraligjshme