Anti-Mafia21 Mars 2018, 20:07

Basha rrezikon burg  për lobimin me financim rus të padeklaruar, do të aplikohet precedenti “Sarkozi” që u financua nga

Shkruar nga Pamfleti
Basha rrezikon burg  për lobimin me financim rus të padeklaruar,

PD në mbrojtje të gjyqtarit të korruptuar Fatos Lulo: Sistem gjyqësor nuk ka më

Reforma në drejtësi dhe Vettingu janë bërë me mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe BE për të futur në burg “peshqit” e mëdhenj të korrupsionit, krimit dhe trafikut të drogës.

Njëherësh aplikimi i këtyre ligjeve sjell një përafrim dhe përputhje me drejtësinë që zbatohet në SHBA dhe në vendet e BE.

Një drejtësi e barabartë dhe pa telerancë ndaj askujt që shkel ligjin. Më se njëherë ambasadorët e SHBA dhe të BE, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin, por dhe zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE kanë këmbëngulur që të marrë fund njëherë e mirë pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë.

Madje u duartrokit shumë largimi i Adriatik Llallës nga drejtimi i Proklurorisë, duke e shoqëruar me akuzën se “po largohet Kryeprokurori i cili nuk hetoi asnjëherë dhe mbrojti të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar”.

E ka thënë ambasadori amerikan Donald Lu dhe e kanë mbështetur ambasadorja e BE, por dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të fuqishme të BE.

Në këtë kontekst, me sa duket dhe në Shqipëri për futjen në qeli të shkelësve të ligjit me imunitet të fortë politik do të ketë ngjashmëri me drejtësinë që bëhet në vendet e BE.

Mësohet se Prokuroria shqiptare po sheh mundësinë e thirrjes dhje ndalimit të Lulzim Bashës, kreut të PD.

Duke pasur parasysh precedentin francez dhe rastin e ish presidentit dhe kreut partisë së Bashkimit për Lëvizje të Popullit (UMP), Nikola Sarkozy që është në qeli për financim nga Libia e Gedafit e padeklaruar, dhe drejtësia shqiptare po vendos të aplikojë precedentin këtë rast.

Duke qënë se ngjashmëria është mot a mot në veprën penale të financimit të paligjshëm, mësohet se Basha mund të japë në qeli deklarimet për lobimin në SHBA me financim rus dhe të padeklaruar.

E thënë më qartë Basha pritet të ndalohet dhe të futet në qeli. Mësohet se prokuroria është në fazën e mbledhjes së fakteve, provave dhe materialeve që rëndojnë fajësinë e Lulzim Bashës në lidhje me financimin e lobimit me para të padeklaruara, nga parajsat fiskale dhe nga ish agjenti i KGB-së ruse.

Për këtë qëllim po merren rast pas rasti të gjitha provat nga hetimi i FBI, ku prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi për të marrë kontakt me këto prova. Por dhe me çdo provë të re që mund të dalë.

Mësohet se provat e para kanë mbërritur në prokurorinë shqiptare, të sjella nga ana e FBI-së amerikane që po heton me intensitet.

Nga ana tjetër mësohet se janë depozituar të gjitha deklaratat e Muzin dhe kontratat e lidhura mes tij dhe Lulzim Bashës për 675 mijë dollarët e hedhura për lobim.

Nga ana tjetër, është bërë dhe krahasimi me financimet e deklaruara në KQZ nga ana e PD. Pasi KQZ e publikoi raportin financiar të PD për vitin 2017, ku detajohen në zëra të ardhurat dhe shpenzimet e forcës kryesore në opozitë për aktivitet normale dhe ato elektorale.

Të ardhurat e PD për vitin që shkoi ishin 131 milion e 200 mijë lekë, ndërsa ka shpenzuar 28 milion lekë më shumë. Pika që pritej me më shumë interes për shkak të debatit aktual për kontratat e lobimit ndërkombëtar të PD-së, në raport përkon me “Shpenzimet dhe konsulencat” për të cilat PD ka paguar 31 milion e 264 mijë lekë.

Prej tyre 4 milion e 800 mijë kanë shkuar për aktivitetin normal të partisë, ndërsa pjesa tjetër prej 26 milion e 400 mijë lekësh për fushatën zgjedhore.

“Shpenzime dhe konsulenca 31 milionë e 264. 480; Shpenzime te aktivitetit normal 4 milionë e 858 mijë e 602 lekë; Fushata zgjedhore jane 26 milionë e 402 mijë e 878 lekë; Totali i shopenzimeve 158 milionë e 843 mijë e 517”, janë shifrat e deklaruara.

Pra vetëm 31 milionë lekë janë deklaruar në KQZ nga PD se janë përdorur për lobim.

Ndërkohë që shuma e deklaruar nga Muzin se ka përdorur për të lobuar për Bashën është shumë më e madhe. Pasi në pranverë të vitit të kaluar në prag të fushtës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, PD dhe Basha lidhën dy kontrata me lobistin amerikan Nik Muzin në Uashington më kompaninë “Stonington Strategies” në mënyrë që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Donald Trump.

Pagesat u bënë në fund të marsit nga vetë PD dhe një komapni guackë e regjistruar me emrin “Biniatta Trade” të cilat në total shkonte në 675 mijë dollarë.

Një shumë jashtëzakonshme kjo, kontratat e të cilës tashmë janë në Prokurori. Të ardhura nga FBI zyrtarisht dhe ke letërporosi të saj.

Në këtë mënyrë, pritet që në kuadrin e zbaztimit të një drejtësie të barabartë për të gjithë sikurse e kërkojnë partnerët tanë ndërkombëtarë, Lulzim Basha të përfundojë në qeli. Pasi nuk mendohet që Arben Ristani apo financieeri i PD Ilir Dervishi të paguajnë me burg në vend të Lulzim Bashës, autorin e gjetjes së këtyre dollarëve në burime të padeklaruara, parajsa fiskale e mbi të gjitha financim rus./Pamfleti.com

Plugu Basha rrezikon burg  për lobimin me financim rus të padeklaruar do të aplikohet precedenti “Sarkozi” që u financua nga Gedafi FBI solli prova