Aktualitet22 Janar 2023, 17:15

“Basha të bashkëpunojë me drejtësinë”, Zef Brozi për 21 janarin: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin

Shkruar nga Pamfleti
“Basha të bashkëpunojë me drejtësinë”, Zef

Ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, Zef Brozit është shprehur se ndëshkimi i Sali Berishës si arkitekt i krimit shtetëror të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit. Për Brozin qytetarët shqiptarë frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime të Berishës.

Ndëshkimi i arkitektit të krimit të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet të tashmes dhe të ardhshmes së Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime.  Nëse kjo çështje nuk çohet deri në fund atëherë reforma në drejtësi ka dështuar. Dua të shpreh dhimbjen time për 4 dëshmorët e demokracisë që humbën jetën nga një akt terrorist shtetëror i planifikuar nga ish-kryeministri i vendit”, tha Zef Brozi për “Report Tv”.

Për zbardhjen e kësaj çështjeje Zef Brozi kishte një apel për Lulzim Bashën, të cilit i bëri thirrje që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë gjithçka di lidhur me ngjarjen.

Dua t’i bëj apel ish-komandantit të Gardës të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të thotë të vërtetën. Edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën. Ai e di shumë mirë çka ndodhur. Shqiptarët e dinë të vërtetën por në qoftë se Prokurorisë i duhen ende prova Lulzim Basha ta zbardhë ngjarjen”, tha Brozi.

Ai u shpreh i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë, që sipas tij nuk kanë bërë asgjë për të vendosur prapa hekurave përgjegjësit e vërtetë. Ai shtoi se provat kanë qenë aty dhe është i pajustifikueshme mosveprimi.

Jam i zhgënjyer me prokurorinë dhe gjyqësorin në këto 12 vite që nuk janë vënë para drejtësisë urdhëruesit e vërtetë të atyre vrasjeve. Edhe pa qenë jurist mjafton të shikoni ato që media dhe shtypi atë ditë, falë heroizmit të gazetarëve që fiksuan të vërtetën. Ishte meritë e medias që u publikua e vërteta. Pa median e vërteta nuk do të dilte kurrë në shesh. Prokuroria i ka pasur të gjitha provat për të marrë të pandehur ish-Kryeministrin, ish drejtuesit e lartë të shtetit”, vijoi ai.

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit duke e akuzuar Berishës se ka larë disa herë Shqipërinë me gjak thotë se të gjitha atë prokurorë që ndihën nën presion nga ish-Kryeministri do të duhet ta lënë atë vend që nuk është për frikacakë.

Një ish-Kryeministër, një ish-President që e ka larë me gjak Shqipërinë pse nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Kjo dëshmon se prokuroria dhe gjyqësorë janë gardianë të këtij arkitekti të krimeve të paimagjinueshme. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të justifikohen me presione, nuk mund ta bësh atë mision nëse je frikacak. Le të ikën nga ajo puna dhe të bëhen avokatët e Saliut kur ai të jetë nën akuzë dhe kanë shansin të bëhen milionerë.  Pse prokuroria, SPAK dhe BKH nuk e kanë hapur ende 21 janarin. Të gjitha provat i kanë. Edhe vetë ai i ka pranuar, janë publike provat. Prokurorët e SPAK nuk janë aty vetëm për të marrë privilegjet. Nëse duan të jenë të pavarur e kanë mundësinë, ligji ua jep. Kanë mbështetjen e madhe të BE dhe SHBA. Përshëndes ambasadoren amerikane që po bën një punë të jashtëzakonshme. Ata do të marrin respekt kur të hetojnë krimet më të rënda në vend. Nëse prokurorët dhe gjyqtarët shkojnë në atë pozicion thjesht për të marrë urdhra dhe për të dhënë thjesht firmat, ky është dëmi më i madh që i bëhet perspektivës evropiane të Shqipërisë. Ata janë aty për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa marrë parasysh pozitën shtetërore apo edhe politike”, tha Zef Brozi për “Report Tv”.

Aktualitet #Zef Brosi 21 Janari Berisha