alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Basha vs Berisha, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera

16/10/2021, 19:41
ne Forum
A A
"Nëse shpallet kryetar defacto...", Topi bën deklaratën e fortë: Berisha nuk e merr drejtimin e PD!

"Nëse shpallet kryetar defacto...", Topi bën deklaratën e fortë: Berisha nuk e merr drejtimin e PD!

Doktori i ashpër është i zhgënjyer pikë se pari nga vetja. Ai kishte imagjinuar në 30 vite një epilog heroik. Kishte parë sesi e hidhnin në erë, si e “asgjësonin” komunistët me top, si e “ekzekutonin” rebelët e Vlorës me tanke në presidencë, si i shkulte krifën e flokëve dhe e çirrte Fatos Nano, si e kryqëzonte në qelitë e policisë Ilir Meta apo edhe si e vriste Edi Rama me dorën e tij për t’ia hedhur si trofe demonstruesve të 21 janarit,,, Por për ironi të fatit, Basha në takim me historinë do të mbetet si njeriu që vrau duke qeshur Doktorin epik.

Shkruan Lorenc Vangjeli


-Lexo edhe:

Berisha paralajmëron Bashën siç paralajmëroi sekretarin Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim

Samiti i Madridit, i destinuar për të shkruar historinë e re të NATO-s

Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexander Arvizu, kishte krijuar një raport kontravers me dy bashkaksionerët e pushtetit të dikurshëm të PD-së. Në një moment dramatik për vendin, atë që pritej të ikte nga pushteti, e quajti “Burrë shteti”, atë që pritej të vinte dikur në pushtet, e konsideronte “Yll në ngjitje”. Vetëm dhjetë vjet më pas, Arvizu mund ta lexojë të përmbysur raportin e tij me dy B-të e PD-së. Burri i shtetit është shpallur person non grata nga atdheu i tij, kurse Yllit në ngjitje, yjet po i shkruajnë një horoskop të zymtë për të ardhmen e afërt. Por edhe përkundër zemëratës dhe zhgënjimit të opozitarëve të djeshëm, përkundër edhe rrjedhjes së papritur të ngjarjeve mes dy personazheve, Arvizu kishte pasur të drejtë dikur në përcaktimet e tij. Berisha ishte realisht burrë shteti, por pika e fundit që theu gotën e tij të krisur ishte gjaku i katërfishtë i tragjedisë së 21 Janarit. Po t’i kishte mbetur që atëherë librave të historisë, historia e tij vetjake nuk do të komplikohej në mënyrë të tmerrshme vetëm dhjetë vjet më pas. Edhe Basha ishte realisht ylli në ngjitje atëherë. Atë e futën fillimisht në zyrën e kryetarit të bashkisë, që ishte paradhoma e kryeministrit të ardhshëm, zyrë e cila qëndron në lartësinë e qiellit në raport me cilindo politikan tjetër. Atë që nuk mund të parashikonte dot askush, është fakti që fati i ndan sot me lumenj urrejtjeje dy B-të e PD-së që i kishte bërë bashkë interesi pragmatist, ai që kushtëzohet nga arsyeja edhe kur zemra thotë ndryshe.

Basha kreu ndaj Berishës fiks atë që vetë Doktori i ka bërë një plejade të tërë individësh në partinë e tij. Akti i Bashës ndaj Doktorit kishte përmasën e asaj që as armiqtë e tij më të egër nuk kanë mundur as t’ia urojnë. Ka ndodhur kështu për një arsye që nuk e sheh pothuaj askush dhe askush nuk e përmend: Basha është ndërtuar nga AND-ja e Doktorit. Çfarë duket se i bën ata të ndryshëm, ndodhet vetëm në sipërfaqe, sepse në thelb, ata janë njëlloj dhe pothuaj identikë në pjesët më kontraverse të karakterit të tyre politik. Ata janë e njëjta prerje në arrogancën e sjelljes. në radikalizmin e veprimeve, në përdorimin e të vërtetave relative dhe gënjeshtrave absolute, në demagogjinë e llojit bëni vetëm si them unë, në aleancat fluide personale, në unitarizëm e autoritarizëm apo edhe në ndjekjen e pushtetit jo si mjet për të realizuar qëllime të mbara, por si qëllim i vetëm. Madje, Basha, në shumë nga këto tipare ballkanike të politikanit shqiptar, shkon edhe tej Berishës. Shumë më tej. Basha është absolutisht politikani më radikal në Shqipëri. Askush si ai nuk ka arritur të bëjë të paimagjinueshmen: nxjerrjen e gjithë opozitës nga sistemi. Djegia e mandateve ishte akti më ekstrem që ka ndodhur në Shqipëri dhe ai barabitet vetëm me 97-ën, por nëse atëherë në mars, politika ishte vetëm shkëndija që i vuri zjarrin marrëzisë shqiptare, në shkurtin e 2019-ës, marrëzia e politikës e bëri paudhësinë krejt e vetme dhe përkundër qytetarëve që nuk e ndoqën pas.

Askush më përpara Bashës nuk ka guxuar të bojkotojë një palë zgjedhje vendore. Socialistët kanë braktisur në mes zgjedhjet njëherë dhe kërcënuar ta bëjnë herë pas here braktisjen e zgjedhjeve, por në të gjitha rastet, kanë shkuar si qengja në kutitë e votimit. Basha me atë rast nxori opozitën edhe nga ai përfaqësim politik që i kishte mbetur, shkatërroi karrierën e dhjetëra grave dhe burrave dhe la të ekspozuar përballë kundërshtarit të gjithë atë pjesë të administratës lokale që mbante flamurin e tij. I detyroi të gjithë të paguajnë edhe një kosto të frikshme njerëzore dhe në këmbim, i detyroi edhe ta rizgjedhin si zgjedhje të vetme.

Përballë yllit luftarak të Bashës, Berisha ngjan siç e quante dikur Arvizu, një burrë i urtë shteti. Njëri si një vejushë që mallkon, por nuk e le hernia të dalë nga shtëpia, tjetri si adoleshent qe nuk mblidhet në shtëpi nga furia e hormoneve. Ky thelb i ngjashëm dhe i sofistikuar tek kryetari i PD-së, është çfarë duhet të llogaritet për nesër. Kush nxitohet të verë baste të lehta për kokën e Bashës duhet të mendohet dy herë. Kryetari i PD-së nuk është ai që duket; është shumë më shumë se njeriu që qesh, siç e quajnë kritikët e tij.

Para se të venë baste, mbasi shohin turin e Doktorit në rrethe, baste që edhe mund t’i fitojnë, gjithë kundërshtarët e Bashës duhet të kontrollojnë koefiçientin e tyre. Të lexojnë atë që po bën Berisha, por nuk jua thotë të tjerëve. Sepse Doktori i ashpër është i zhgënjyer pikë se pari nga vetja. Ai kishte imagjinuar në 30 vite një epilog heroik. Kishte parë sesi e hidhnin në erë, si e “asgjësonin” komunistët me top, si e “ekzekutonin” rebelët e Vlorës me tanke në presidencë, si i shkulte krifën e flokëve dhe e çirrte Fatos Nano, si e kryqëzonte në qelitë e policisë Ilir Meta apo edhe si e vriste Edi Rama me dorën e tij për t’ia hedhur si trofe demonstruesve të 21 janarit. Në fakt të gjitha këto nuk ndodhën. Për ironi të fatit, ai mbërriti në epilogun e tij të paqartë nga pickimi i yllit të tij të fatit. Basha, edhe nëse nuk ngjitet dot aty ku ëndërron dhe ku e shihte ambasadori Arvizu, në takim me historinë do të mbetet si njeriu që vrau duke qeshur Doktorin epik. Ai është prova e faktit që në këtë botë, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Berisha paralajmëron Bashën siç paralajmëroi sekretarin Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim

30/06/2022, 22:18
Forum

Samiti i Madridit, i destinuar për të shkruar historinë e re të NATO-s

30/06/2022, 21:43
Forum

Halli i madh i Saliut dhe stani me lepuj në PD

30/06/2022, 19:34
'Torta' e madhe e 7 Korrikut...
Forum

‘Torta’ e madhe e 7 Korrikut…

30/06/2022, 19:24
Kur Berisha “vesh” këpucët e Lulzim Bashës
Forum

Kur Berisha “vesh” këpucët e Lulzim Bashës

30/06/2022, 19:18
Forum

Pse Edi Ramës “i mungon” prania e Thaçit në Kosovë?!

30/06/2022, 18:59
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Lidhje të paligjshme të energjisë dhe ndërhyrje në matës elektrikë; pranga 2 personave, 1 tjetër në kërkim

Lidhje të paligjshme të energjisë dhe ndërhyrje në matës elektrikë; pranga 2 personave, 1 tjetër në kërkim

Lacio mposht Inetrin me përmbysje, Inzagi del kokulur nga “Olimpiko”, spektaklin e zbeh sherri masiv mes lojtarëve (Video)

Lacio mposht Inetrin me përmbysje, Inzagi del kokulur nga “Olimpiko”, spektaklin e zbeh sherri masiv mes lojtarëve (Video)

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Greqia kërkon zyrtarisht të blejë avionë luftarakë F-35 nga SHBA

Greqia kërkon zyrtarisht të blejë avionë luftarakë F-35 nga SHBA

30/06/2022, 23:38
"Zjarrfikësi të mos vijë në protestë”/ Alibeaj i kthehet Berishës: Non-grata i vlerave të qytetarisë!

“Zjarrfikësi të mos vijë në protestë”/ Alibeaj i kthehet Berishës: Non-grata i vlerave të qytetarisë!

30/06/2022, 23:20

Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën “ndërtime pa leje” pas tërmetit

30/06/2022, 22:58

Hetimet për vrasjen e Xhuvanit, Bardhi: Berisha të ulë kokën dhe të heshtë, e vërteta do dalë në shesh

30/06/2022, 22:56

Berisha i “kall datën” Blinkenit: Po shqyrtoj mundësinë e një padie në SHBA, por kam frikë se do harxhoj shumë para

30/06/2022, 22:43

“Dietë verore” për shtresat në nevojë! Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator

30/06/2022, 22:35

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In