Politike 7 Tetor 2022, 20:19

Basha zbret në bazë, takime me demokratët në Mallakastër; “përplaset” me Bejkon e Kapllanajn

Shkruar nga Pamfleti
Basha zbret në bazë, takime me demokratët në

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zbritur në bazë, duke zhvilluar takime me demokratët. Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, ish-kryetari është parë këto ditë në disa qytete të vendit, duke u takuar me individë të ndryshëm, ku dhe ka biseduar për situatën në PD.

Sot ai ka qenë në Berat, por takimi nuk ka kaluar aq lehtë. Mësohet se ka pasur një debat të forta mes tij dhe ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili njihet dhe si mbështetës i tij.

Kapllanaj i ka kërkuar Bashës që të mos rikthehet në krye të PD-së pasi njeh vetëm disfata.

A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju“, ka thënë Kapllanaj. Mësohet se në takim ka qenë dhe Roland Bejko, i cili po ashtu nuk i ka kursyer kritikat.

Politike Basha Baze Takime