Politike24 Janar 2023, 16:08

Basha zëvendëson Jorida Tabakun në Këshillin e Europës? Ish-kreu i PD shfaqet në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare

Shkruar nga Pamfleti
Basha zëvendëson Jorida Tabakun në Këshillin e Europës?

Del sërish në skenë Lulzim Basha. Teksa të gjithë po debatojnë mbi rihapjen e “21 Janarit” dhe mbi një bisedë të mundshme të Bashës me gardistët, ai sot është shfaqur në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Basha ka postuar një foto me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Por ajo që bie në sy është se PD në KiE përfaqësohet nga Jorida Tabaku, njëherësh bashkëkryetare e Këshillit për Integrimin Europian. Por ditët e fundit ka pasur zëra e Alibeaj e ka larguar Tabakun si kryetare të delegacionit në KiE dhe këtë vend e ka zënë Basha.

Ky i fundit në rrjetet sociale ka konfirmuar që ndodhet atje duke konfirmuar disi zërat.

Kënaqësi të takohesha me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe veçanërisht në kuadër te Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, për hapat, bashkëpunimin dhe koordinimin për anëtarsimin në këtë institucion. Mirënjohje miqve dhe partnerëve europianë dhe amerikanë për vëmendjen e shtuar, për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën anëtare të NATO-s, dhe BE është investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore”, shkruan Basha.

Politike Basha tabaku