Politike 8 Korrik 2018, 18:18

Basha “zhduket” nga Shqipëria, zbulohet vendodhja e tij dhe takimet “sekrete”

Shkruar nga Pamfleti
Basha “zhduket” nga Shqipëria, zbulohet vendodhja e tij dhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të qëndrojë 5 ditë.

Selia blu, nuk ka dhënë informacion për agjendën e takimeve të Bashës, por sipas burimeve të Ora News se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas të njëjtave burime, kreu i opozitës parashikon në axhendë një takim me ambasadoren e re që do të zëvendësojë Donald Lu.

Ky takim nuk konfirmohet zyrtarisht, por në të njëjtën kohë as nuk u mohua.

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë.

Politike