Aktualitet 2 Shkurt 2019, 12:34

Bashkia Dropull pa linjë transporti, banorët ecin kilometra në këmbë

Shkruar nga Pamfleti
Bashkia Dropull pa linjë transporti, banorët ecin kilometra në

Bashkia Dropull pa linjë transporti, banorët ecin kilometra në këmbë

Bashkisë së Dropullit i hiqet e drejta  e licensimit për transportin ndërqytetas dhe nuk është njoftuar për të marrë pjesë në tenderin e zhvilluar për këtë linjë prej Ministrisë së Transportit.

Niko Beci drejtuesi i shoqërisë që ka realizuar prej 4 vitesh transportin drejt Gjirokastrës për 14 fshatra të Dropullit të Sipërm thotë se ka një kontratë deri në vitin 2027 të rinovuar vitin e kaluar prej bashkisë së Dropullit. Ai thotë se nuk ishte në dijeni që bashkia nuk ishte ftuar të marrë pjesë në tenderin e zhvilluar.

Që prej Janarit te vitit 2017 bashkive ju hoq e drejta per liçensimin e subjekteve për transportin e udhëtarëve dhe këtë kompetencë e mori Ministria e Transporteve që në atë moment vetëm sa e pezulloi, por nuk i dha asnjë zgjidhje transportit.

Bashkia u detyrua të rifreskoje kontratat në kundërshtim me ligjin. Por përtej procedurave ligjore të liçensimit duket se zgjidhja e dhënë ka paralizuar lëvizjen për dhjetëra të moshuar që jetojnë në skajin më të largët të qarkut buzë kufirit me Greqinë.

Aktualitet Dropull kilometra në këmbë Ministria Transportit