alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Bashkim Ulaj, dosje false dhe 26 firma hije, ja shkresa që provon, se ka “folur” me të vdekurit, për 9 HEC-et e Valbonës

12/12/2018, 15:25
ne Anti-Mafia, Kryesore, Lajmi i Ditës, Titra
A A
Bashkim Ulaj, dosje false dhe 26 firma hije, ja shkresa që provon, se ka “folur” me të vdekurit, për 9 HEC-et e Valbonës

Bashkim Ulaj, dosje false dhe 26 firma hije, ja shkresa që provon, se ka “folur” me të vdekurit, për 9 HEC-et e Valbonës

Nis shkërrmoqja e “perandorisë” së krimit ekonomik-financiar Berisha, Rama, Metaj, që fshihet pas firmës “Gener-2”, SHBA  nëpërmjet të cilës, prej 20 vitesh po zhvasin pasuritë dhe financat kombëtare, duke e përdorur, si mjet pasurimi e pastrimi parash të korrupsionit dhe trafiqeve, në vijim fakte të reja, për lojën që bënë me “kasnecët” e tij familjarë, të qeverisë e të botës së krimit

Nuk është rastësi dhe as “gabim njerëzor”, fakti që kryemafiozi me maskë “biznesmen”, Bashkim Ulaj, nëpërmjet firmës fantazmë “DH-Albania”, me urdhër të Ramës e mbikëqyrje të Damian Gjiknurit, u pranua me letra false e iu dha, Loti i Parë 18 milionë euro në tenderin Unaza e Re dhe 12 milionë euro nga Klodian Gradeci, në tenderin e OST.


-Lexo edhe:

Shkresat/ Si SHBA me prokurorinë i rrëzuan Ramës amnistinë fiskale dhe pikëpyetjet e draftit të ri

Dialog me kryeministrin Rama, një diplomat qerrata


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Firma “Gener-2” e oligarkut Bashkim Ulaj, ose “banka lavatriçe” e familjeve Berisha, Rama, Metaj, ka “përvojë“ 20 vjeçare në Shqipëri, për marrje trojesh, pyjesh, HEC-esh, rrugësh e deri tendera ushqimi presidencial, me dokumente të falsifikuara shtetërore e komunitare, të cilat i janë pranuar si pazar paraprak, nga ministrat e tyre Bode, Ruli, Olldashi, Dervishaj, Naço, Mima, Prifti, Haxhinasto, Ikonomi, Ahmetaj e Gjiknuri.

Përveç letrave false, për firmën “DH Albania”, sektori i luftës kundër krimit ekonomik-financiar, nën presionin e SHBA, ka nisur hetimi në “themel”, për aktivitetin e firmës “Gener-2” dhe për 26 firmat fantazma, që ka hapur në Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi, Qipro, Kosovë, Bullgari, Turqi e SHBA, Bosnjë e Kroaci, të cilat Bashkim Ulaj, i përdor si rivale fiktive, në tenderët që zhvat, me “Kasnecët” e tij familjarë.  .

Hetimi ka nisur nga Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë, ku Ulaj ka përlarë 238 hektarë sipëfaqe pyje e gurore, duke i bërë pronë të tij pa asnjë qindarkë pagesë, me vendime të qeverisë Berisha-Metaj, si dhe me dosjet false, të 9 HEC-ve në Valbonë, me kontratë të datës 27 korrik 2009, sipas vendimit “Berisha”, të datës 7.11.2007, finalizuar me VKM nr. 680, datë 15.08.2013.

Nga hapja e kësaj dosjeve, ka dalë dokumenti fals, që Bashkim Ulaj ka pëdorur në tenderin e koncesionit të 9 HEC-ve në Valbonë, sikur gjoja ka marrë miratimin e banorëve, pro që në listë figurojnë persona të vdekur 13 vjet para koncesionit dhe firma false të gjallësh.

Sipas Direktivës Mjedisore të BE, pa miratimin shkresor e noterial të banorëve të zonës Valbonë, për lejimin e ndërtimit të HEC-ve, nuk miratohet VKM-ja e për rrjedhojë, nuk firmoset as kontrata koncesionare.

Mirëpo ky dokument bazë, u bë si “i rregullt”, mbasi Ulaj, nipërit dhe sekserët tij, kanë lidhje me 11 zyra noteriale në Shqipëri, të cilat certifikojnë dokumente false, të grupeve mafioze (do publikojmë një investigim special për këto zyra).

Mafiozi Bashkim Ulaj, si financues i miliona eurove, për familjet Berisha-Metaj, prej 5 vitesh edhe për familjet Rama-Basha, ka falsifikuar firmat dhe deklarimin zyrtar të banorëve, ndërsa qeveria, me vetëdije, ia ka pranuar si “të rregullt” e i ka dhënë koncesionin.

Është e njëjta skemë, siç vepruan me vetëdije edhe Edi Rama e Damian Gjiknuri, të cilët, i pranuan Bashkim Ulajt, letra false edhe amerikane, në tenderat 30 milionë euro tek Unaza e Re dhe OST, të përlara nëpërmjet firmës fantazmë “DH Albania”.

Sot po publikojnë skandalin e parë zyrtar, që gjendet në dosjen hetimore të firmës “Gener-2”, një dokument zyrtar i falsifikuar, me datë 27.09.2013 e pa numër protokolli, firmosur e vulosur, nga nipi i tij Andri Kasneci sot drejtor i “TV-HEC-A2”, administrator i firmës “Valbona Projekt Company shpk”, me të cilin kryemafiozi Bashkim Ulaj, ka marrë koncesionin e 9 HEC-ve në lumin Valbonë.

Në vijim do të mësoni, se cilat janë 26 firmat fantazma dhe firmat aktive shqiptare, me administratorë e pronarë “kasnesër, gjikuri, babasër, beso, hysa, viktoria, lulra, biba” e shumë të tjerë, që Bashkim Ulaj i përdor në tendera e koncesione, si rivalë fiktiv e si rivalë sa për numër, me oferta zero lekë. (Vijon)./Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Anti-Mafia

Shkresat/ Si SHBA me prokurorinë i rrëzuan Ramës amnistinë fiskale dhe pikëpyetjet e draftit të ri

25/06/2022, 21:30
Kryesore

Dialog me kryeministrin Rama, një diplomat qerrata

25/06/2022, 19:24
Forum

Zullumet e Sali Berishës, dosja voluminoze e DASH dhe emergjenca për ta nxjerrë para drejtësisë

25/06/2022, 18:49
Bota

Rriten tensionet/ Moska provokon Poloninë dhe tërheq Bjellorusinë drejt luftës, furnizon Minskun me raketa bërthamore

25/06/2022, 17:28
Bota

Rritja e kërcënimit rus ndaj Perëndimit dhe pse Lavrov nuk ndahet dot nga Hitleri?

25/06/2022, 16:47
Bllokimi i negociatave, Rama bie dakord me propozimin e Macron: Bullgaria po na mban peng!
Kryesore

Bllokimi i negociatave, Rama bie dakord me propozimin e Macron: Bullgaria po na mban peng!

25/06/2022, 14:42
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Studentët i shtojnë një tjetër kërkesë listës së tyre

Studentët i shtojnë një tjetër kërkesë listës së tyre

Alarmi! Ja çfarë po ndodh në universitete, ndërkohë që studentët protestojnë

Alarmi! Ja çfarë po ndodh në universitete, ndërkohë që studentët protestojnë

Lajmi i Dites

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

23/06/2022, 12:27

Lajmet e fundit

Ukraina zgjohet nga bombardimet, Rusia godet një qendër të kërkimit bërthamor

26/06/2022, 7:41
Zbardhet relacioni sekret për Ramiz Alinë: Kush janë diplomatët e huaj që kryejnë marrëdhënie intime në makina, parqe e lulishte

Zbardhet relacioni sekret për Ramiz Alinë: Kush janë diplomatët e huaj që kryejnë marrëdhënie intime në makina, parqe e lulishte

26/06/2022, 7:30
Analistët: BE-ja duhet të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor!

Analistët: BE-ja duhet të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor!

26/06/2022, 7:15
Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2022

26/06/2022, 7:05

Dashuri në kohërat e luftës; martesat vazhdojnë në Ukrainë

25/06/2022, 23:01

Turqia paralajmëron rikthimin e dënimit me vdekje

25/06/2022, 22:50

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In