Politike24 Mars 2022, 12:06

Bashkimi i PD, Grida Duma i del kundër Alibeajt: S’mund të nisin negociatat me kushte dhe përjashtime!

Shkruar nga Pamfleti
Bashkimi i PD, Grida Duma i del kundër Alibeajt: S’mund të nisin

Bashkimi i PD, Grida Duma i del kundër Alibeajt: S'mund të nisin negociatat me kushte dhe përjashtime!

Deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se në qëllimin për bashkimin e PD nuk duhet të vihen as kushte paraprake dhe as përjashtime, duke iu referuar këtu edhe Sali Berishës.

Deputetja Duma ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Komanduar, Enkelejd Alibeaj, i cili sipas saj, doli në një deklaratë me 3 pika, por që nuk ishte e dakordësuar me të gjithë pjesën e grupit të deputetëve.

“Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajalë edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr, vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimi. 

Duhet bërë një bisedë e thellë dhe aty le të diskutohen të gjitha, mund të jetë edhe Berisha, po s’ka arsye të kemi frikë nga asgjë dhe askush. Nuk do të thotë që duhet të kthehem pas nga 9 shtatori, arti i negociatës nuk nis as me kushte e as me përjashtime. Nuk është qëndrimi im personal. Nuk e them dot para negociatave. Arti i negociatës nuk nis me kushtëzime paraprake. Nuk shkon kjo”,  tha Duma.

Politike Bashkim Enkelejd Alibeaj Grida Duma kundër kushte negociata PD