Sport 7 Shkurt 2022, 20:25

Basketboll/ Fitore fantastike e Tiranës, Kupa e Shqipërisë shkon në kryeqytet, bardheblutë “leksion” Vllaznisë në fin

Shkruar nga Pamfleti
Basketboll/ Fitore fantastike e Tiranës, Kupa e Shqipërisë shkon

Basketboll/ Fitore fantastike e Tiranës, Kupa e Shqipërisë shkon në kryeqytet, bardheblutë “leksion” Vllaznisë në finale (Video)

Tirana në basketboll për meshkuj është shpallur sot në mbrëmje fituese e Kupës së Shqipërisë. Në takimin e luajtur në “Fahrie Hoti”, bardheblutë fituan 77-63 ndaj Vllaznisë në finale, duke mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë. Një finale me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës, vendosur vetëm në 10-minutëshin e fundit në favor të ekipit kryqytetas. 

Perioda e parë është e ekuilibruar por edhe me gabime të shumta nga të dyja skuadrat. Tirana udhëheq 15-12, por në çerekun e dytë janë miqtë nga Shkodra që përmbysin shifrat, duke udhëhequr 36-32. Loja pëson shpesh luhatje dhe në 10-mintëshin e tretë janë bardheblutë ata që komandojnë. 

Tirana udhëheq 56-52, avantazh të cilin e thellon edhe më shumë në periodën e katërt. Vllaznia nuk ka më atë ritëm dhe nis të humbasë shumë terren, ndërkohë që kryeqytetasit marrin kontrollin e lojës dhe e dominojnë takimin, të cilin e fitojnë 77-63. Festë e madhe për bardheblutë, që gëzojnë në shtpiën e tyre. 

Endrit Hysenagolli me 19 pikë e 16 rebound ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, mbështetur nga Hysa e Clark me nga 18 pikë secili. Për Vllazninë u dallua Butler me 19 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar trofeun, i mbështetur pak nga pjesa tjetër e skuadrës. 

Sport finalja e basketbollit Tirana Vllaznia