Aktualitet24 Maj 2018, 07:54

Bastiset Prokuroria e Durrësit, grabiten materialet në zyrën e prokurorëve, ky është personi që denoncoi ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti
Bastiset Prokuroria e Durrësit, grabiten materialet në zyrën e

Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrën e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, raporton gazetari i “Panorama”.

Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.

Është urdhëruar që të mos hyjë askush brenda pasi prish vendin e provës. Pas kësaj, njoftohet se do të bëhet inventari për të parë se çfarë saktësisht kanë synuar grabitësit.

Vjedhja është konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur që në orët e para të mengjesit kur nisi punën, dyert e dëmtuara të prokurorisë.

Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.

Aktualitet grabitësit pastruesja prokuroria e Durrësit