Aktualitet26 Shtator 2022, 19:45

Batërdi shkeljesh në burgun e Fierit, 18 punonjës procedohen penalisht

Shkruar nga Pamfleti
Batërdi shkeljesh në burgun e Fierit, 18 punonjës procedohen

18 punonjës të burgjeve kanë përfunduar në ndjekje penale, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën. Mësohet se Shërbimi Kombëtar i Burgjeve, pas një auditimi të kryer ka gjetur shkelje të shumta në burgun e Fierit.

Dosja ka shkuar në prokurori dhe më pas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ta.

Dyshimet janë se peronat në fjalë ulin në mënyrë fiktive dënimet për të burgosurit. Duhet theksuar se pak ditë më parë plasi një skandal i ngjashëm, pasi në një emision investigativ u zbulua se punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve në Fier merrnin nga 600 euro për të nxjerrë një dëshmi penaliteti të pastër.

Personat nën hetim janë:

Aktualitet abuzime Burg Fier