Ekonomi12 Janar 2023, 22:19

Batërdia me çmimet e karburanteve, Ibrahimaj paralajmëron shkrirjen e Bordit të Transparencës

Shkruar nga Pamfleti
Batërdia me çmimet e karburanteve, Ibrahimaj paralajmëron

Edhe pse nuk ka dhënë një afat kohor, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, është shprehur se bordi i karburanteve do të shfuqizohet.

Gjatë një interviste për “Abc News”, Ibrahimaj deklaroi se kanë nisur diskutimet për pezullimin e aktivitetit të bordeve, ndonëse sipas saj ato u krijuan për të patur një çmim sa më të ulët për konsumatorët.

Kemi diskutuar për shfuqizimin e Bordit dhe tashmë jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare. Jemi në një proces për pezullimin e aktivitetit të bordeve. Arsyeja pse bordet u ngritën, analizat 12 mujore do e tregojnë, ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet me qëllim pasjen e një çmimi sa më të ulët për konsumatorët.

 Ne do të vijojmë mbikëqyrjen e çmimeve me qëllim eliminimin e të gjithë spekulimeve që mund të bëhen me çmimet. Nuk kemi ende një datë, por kemi filluar diskutimet për pezullimin e aktivitetit të bordeve”, u shpreh Ibrahimaj.

Ekonomi #bordi i transparences nafta