Sport29 Dhjetor 2018, 16:21

Bayerni gjen talentin e ri, “peshkon” te Chelsea

Shkruar nga Pamfleti
Bayerni gjen talentin e ri, “peshkon” te Chelsea

FC Bayern Munich, pas kapjes së kanadezit Alphonso Davies, po interesohet për një tjetër talent. Siç raporton Daily Mail, klubi bavarez kërkon të blejë Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.

Sipas shtypit anglez, kampionët rekord të Gjermanisë janë gati të paguajnë 15 mln euro për 18-vjeçarin.

Sky Sport ka konfirmuar intereson e Bayern për Hudson-Odoi, sipas tyre gjermanët janë gati të paguajnë 15 mln euro për sulmuesin anësor, por Chelsea kërkon të paktën 25 mln euro.

Sport Bayern Munchen Chelsea