Anëtari i bordit drejtues së Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka reaguar në lidhje me zonën e Baldushkut në Tiranë, duke denoncuar se institucionet vendore atje nuk punojnë aspak, dhe se banorët e zonës nuk marrin përgjigje pas ankesave.
Sipas tij, rruga automobilistike e fshatit të tyre që lidh Kocajn me Kakunjën, me një gjatësi prej vetëm 1.5 km, është në gjendje të mjerueshme. Topollaj thekson se shërbimi urban i zonës prej disa muajsh nuk ofrohet më me arsyetimin se rruga është e pakalueshme.
Ai shkruan se bashkia Tiranë jo vetëm nuk denjon ta trajtojë problemin, por as nuk ka informacion për këtë çështje.
“I ndodhur në kushtet e kontrollit absolut të të gjithë organeve vendore, Erion Veliaj e ka kthyer përfundimisht Bashkinë e Tiranës në shtojcë të Partisë së tij. Rasti i banorëve të Baldushkut që nuk kanë mundësi as të informojnë të zgjedhurit e tyre për problematikën e rrugës së fshatit, është shembulli më i qartë se në cfarë derexheje janë katandisur institucionet vendore të këtij vendi”, shkruan Topollaj.
“Bashki e qytetarëve apo zyrë e Partisë Socialiste?
Si rrallë herë në Shqipëri, banorët e zonës së Baldushkut, një komunitet i vogël në pjesën rurale të Tiranës, ju drejtua zyrtarisht Bashkisë për ti qarë hallin e vet. Rruga automobilistike e fshatit të tyre që lidh Kocajn me Kakunjën, me një gjatësi prej vetëm 1.5 km, është në gjendje të mjerueshme. Aq sa shërbimi urban i zonës prej disa muajsh nuk ofrohet më me arsyetimin se rruga është e pakalueshme, pavarësisht detyrimit kontraktual që kompania ka në këtë rast.
Bashkia Tiranë që në kushte normale do duhej ti kishte paraprirë zgjidhjes së problematikës, jo vetëm nuk denjon ta trajtojë problemin, por as nuk ka informacion për këtë cështje. Peticioni i firmosur nga mbi 250 banorë i është drejtuar këshilltarëve nëpërmjet sekretarisë së Bashkisë që në 15 dhjetor të vitit të shkuar, por nuk ka mbërritur ende në adresën e tyre. Bashkia Tiranë që nuk zhvillon prej një viti asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak, nuk kryen më as shërbimin postar për funksionarët e saj, sepse nuk denjon të shpërndajë qoftë edhe nëpërmjet postës elektronike një kërkesë formale të banorëve të fshatit Baldushk drejtuar Këshillit Bashkiak.
I ndodhur në kushtet e kontrollit absolut të të gjithë organeve vendore, Erion Veliaj e ka kthyer përfundimisht Bashkinë e Tiranës në shtojcë të Partisë së tij. Rasti i banorëve të Baldushkut që nuk kanë mundësi as të informojnë të zgjedhurit e tyre për problematikën e rrugës së fshatit, është shembulli më i qartë se në cfarë derexheje janë katandisur institucionet vendore të këtij vendi.
Në këtë qytet mund të marrësh leje për gradacelë mu në qendër nëse je sponsor i partisë së duhur, mund edhe të marrësh kredi pa interes nëse je votues i partisë së duhur, madje edhe të punësohesh në Bashki pa vajtur asnjë ditë në zyrën e shtetit, mjafton që punën e partisë ta bësh mirë. Ama nuk kërkon dot nga Bashkia të të shtrohet rruga e fshatit tënd. S’mund të regjistrosh fëmijën në kopështin e lagjes. Dhe nëse të bëhet një gabim në përllogaritjen e taksave vendore e vetmja zgjidhje është të paguash gabimin në kohë sepse mund të marrësh penalitete shtesë për shkak të kalimit të afatit të pagesave”,shkruan Topollaj.