Bota 9 Janar 2023, 15:36

BE “blindon” Ukrainën, pas Francës e Gjermanisë edhe Britania konsideron furnizimin me tanke

Shkruar nga Pamfleti
BE “blindon” Ukrainën, pas Francës e Gjermanisë edhe

Mbretëria e Bashkuar po konsideron furnizimin e Ukrainës me tanke lufte për ti bërë ballë pushtuesve rus, për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Sipas mediave britanike, diskutimet për dërgimin e një numri tankesh luftarake, Challenger 2 të Ushtrisë Britanike tek forcat e armatosura ukrainase po zhvillohen “prej disa javësh”.

Një veprim i tillë do të shënonte një hap të rëndësishëm në mbështetjen perëndimore për Ukrainën dhe mund të ndihmonte që aleatët e tjerë të NATO-s, veçanërisht Gjermania, të ndiqnin shembullin e saj dhe të mos jetë kaq e rezervuar.

Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende nga qeveria e Rishi Sunak, por nëse Britania e Madhe do të nënshkruante një dërgesë të tillë, do të bëhej vendi i parë që do t’i përgjigjej lutjeve të liderëve ukrainas për të pajisur ushtrinë e tyre me tanke të fuqishme perëndimore.

Një burim brenda kabinetit qeveritarë tregoi se Britania mund të ofrojë rreth 10 tanke Challenger 2, të mjaftueshme për të pajisur një skuadrilje.

Burimi tha gjithashtu se kjo në vetvete nuk do të ishte një ndihmë e madhe në fushën e betejës, por edhe jashtëzakonisht domethënës, sepse masa do të shkelte një pengesë që deri më tani i ka penguar aleatët të ofrojnë tanke perëndimore për Ukrainën nga frika se mos shihen si tepër përshkallëzuese nga Rusia.

Bota Britania tanke Ukrainë.