Kosova 7 Janar 2023, 12:17

BE dhe SHBA dënojnë plagosjen e dy të rinjve serbë në Kosovë: Krim i neveritshëm, të zbardhet ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
BE dhe SHBA dënojnë plagosjen e dy të rinjve serbë në

Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë dënuar sulmin me armë dje në Kosovë, ku u plagosën dy të rinj të komunitetit serb.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano u shpreh se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend. Ai uroi shërim sa më të shpejtë për dy të plagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri një djalë i ri.

E dënojmë me vendosmërinë më të madhe plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Stano.

Një reagim erdhi edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai ka dënuar plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë. Ambasadori amerikan këtë deklaratë e bëri pasi mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës.

“… Do të doja të shfrytëzojë këtë rast për t’u përgjigjur për atë që ndodhi dje në Shtërpcë…Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës themi sa e sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe natyrisht që e dënojmë atë akt”, tha ai.

Prishtine BE Kosove Plagosje SHBA