Bota 4 Maj 2022, 09:48

BE do të ndalojë naftën ruse, por jo gazin

Shkruar nga Pamfleti

BE do të ndalojë naftën ruse, por jo gazin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka dhënë detaje për një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë.

Ajo tha se Vladimir Putin donte të fshinte Ukrainën nga harta, por nuk do t’ia dilte mbanë, sepse  Rusia po fundosej.

Von der Leyen pranoi se nuk do të ishte e lehtë, t’i jepej fund varësisë së tij nga nafta ruse, pasi disa vende ishin të varura nga importet ruse.

Hungaria ka kundërshtuar një embargo ndaj karburanteve ruse.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Akoma nuk ka një konsensus midis 27 vendeve anëtare të BE-së për mos përdorimin e gazit natyror rus, një karburant i cili ende nuk është shënjestruar nga sanksionet e BE-së.

Gjermania është e varur nga blerjet nga Moska. Siç tregon grafiku më poshtë, është blerësi më i madh në botë i gazit rus.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se të dhënat janë të vitit 2020, kohë që tregon se Berlini ka reduktuar mbështetjen e tij në karburantet ruse.

Bota BE Ursula von der Leyen