Bota11 Shtator 2022, 13:45

BE gati planin për shkëputjen totale nga gazi rus, nënshkruhet projekti për ndërtimin e tubacionit Trans-Saharian

Shkruar nga Pamfleti
BE gati planin për shkëputjen totale nga gazi rus, nënshkruhet

Bashkimi Evropian po merr masa për tu shkëputur përfundimisht nga varësia e gazit rus. Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë t’i japin fund vonesave të projektit Trans-Saharian, duke nxitur përshpejtimin e punimeve për ndërtimin e tij.

Pavarësisht se u propozua për herë të parë në 2002, tubacioni nuk u ngrit kurrë, por tani më u ringjall pasi pushtimi rus i Ukrainës e detyroi Evropën të kërkonte furnizues alternativë të gazit.

Algjeria, Nigeria dhe Nigeri nënshkruan një memorandum për të ndërtuar një tubacion gazi natyror përgjatë shkretëtirës së Saharasë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri algjerian i Energjisë, Mohamed Arkab tha: “Kjo marrëveshje shënon angazhimin e tre palëve për të ringjallur një projekt me shtrirje rajonale dhe ndërkombëtare, i cili do të nxisë zhvillimin social dhe ekonomik të vendit tonë“.

Duke folur për Middle East Eye, Abdelmadjid Attar, një ish-ministër algjerian i energjisë dhe ish-CEO i gjigantit algjerian të naftës dhe gazit Sonatrach, vuri në dukje se aktualisht, tubacioni është vetëm një marrëveshje e mbështetur nga “vullneti i fortë politik” dhe shtoi se “diskutimet do të vazhdojnë midis ekspertëve nga të tre vendet“.

Ministri nuk caktoi një datë të qartë përfundimi, por foli për përfundimin e tubacionit ambicioz 4,000 km “brenda një afatit kohor më të shkurtër të mundshëm“, duke shtuar se nëse i jepet rëndësia e duhur, tubacioni përfundon brenda tre viteve ose më pak.

Në vitet ’90 ne ndërtuam tubacionin e gazit që lidh Algjerinë dhe Marokun në më pak se dy vjet“, tha ai.

Tubacioni i gazit Trans-Saharian mund të dërgojë deri në 30 miliardë metra kub në vit furnizime në Evropë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se çështjet e mëdha financiare duhet të zgjidhen në mënyrë që të bëhet përparim me tubacionin.

Ndërsa Algjeria dhe Nigeria, të cilat mbajnë pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë që ndërton tubacionin, mund të kenë fonde të mjaftueshme për të përfunduar pjesët e tyre përkatëse të tubacionit, Nigeri mund të mos ketë burime, me kosto në 2009 që vlerësohet të tejkalojë 8.6 miliardë £.

Burime brenda Algjerisë kanë vënë në dukje se Evropa mund të jetë potencialisht e interesuar për financimin e këtij tubacioni, pasi vendet e BE-së kërkojnë dëshpërimesh të zëvendësojnë gazin rus.

BE-ja po përpiqet t’i japë fund mbështetjes së saj nga Moska, me tensionet që janë rritur në lartësi të reja vetëm në javët e fundit.

Bota BE energjitike Kriza