Bota 2 Gusht 2022, 07:42

BE i jep 500 milionë euro ndihmë financiare Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

BE i jep 500 milionë euro ndihmë financiare Ukrainës

Ukraina ka marrë 500 milionë euro (rreth 512 milionë dollarë amerikanë) si këstin e parë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian.

Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili përmes një mesazhi në Telegram shkruan se: “Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Evropian për një kontribut të tillë. Është një investim i rëndësishëm në stabilitetin tonë të përbashkët ekonomik dhe financiar dhe të ardhmen e sigurt.”

Sipas Shmyhal, kësti i ndihmës në vlerë prej 500 milionë euro do të alokohej ditën e sotme. Muajin e kaluar, ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së miratuan ndihmë në vlerë prej 1 miliard euro (rreth 1.02 miliardë dollarë) për Ukrainën për të ndihmuar vendin të ruajë stabilitetin financiar në mes të konfliktit me Rusinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Fondet do të ndihmojnë Ukrainën të mbulojë nevojat e saj prioritare buxhetore, tha Shmyhal. Vlen të theksohet se në maj, Komisioni Evropian propozoi të ndahen 9 miliardë euro (rreth 9.2 miliardë dollarë) ndihmë për Ukrainën këtë vit.

Bota #ndihmë financiare BE Lufte Ukrainë.