Bota21 Nëntor 2018, 11:00

BE i shtrëngon “lakun” kryeministrit hungarez: Nëse konfirmohet azili për Gruevskin, duam shpjegime

Shkruar nga Pamfleti
BE i shtrëngon “lakun” kryeministrit hungarez: Nëse

BE i shtrëngon "lakun" kryeministrit hungarez: Nëse konfirmohet azili për Gruevskin, duam shpjegime

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap shpjegime në rast të dhënies së azilit politik të kërkuar nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, tha përmes rrjetit social Twitter se, “nëse konfirmohet, unë pres disa shpjegime nga Viktor Orban”.

Nikola Gruevski, u arratis nga  Maqedonia pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg dy vjet, lidhur me akuzat për korrupsion. Autoritetet e Maqedonisë kanë lëshuar fletë-arrest për ish kryeministrin,  ndërsa ai ka kërkuar azil politik në Hungari. Madje në një postim ditën e djeshme ai shkroi: “Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.

Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda  jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni.

Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës  vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në faqen e Facebook.

Maqedonia është bërë kandidat për t’u integruar në Bashkimin Evropian më 2005, por ende nuk ka filluar bisedimet.

Rajoni BE Gruevski Orban