Politike27 Qershor 2022, 22:04

BE i tha “JO" Shqipërisë dhe RMV-së, Majlinda Bregu drejton gishtin nga Bullgaria: Ndodhi ajo që prisnim, u bënë pengesë

Shkruar nga Pamfleti
BE i tha “JO" Shqipërisë dhe RMV-së, Majlinda Bregu

BE i tha “JO" Shqipërisë dhe RMV-së, Majlinda Bregu drejton gishtin nga Bullgaria: Ndodhi ajo që prisnim, u bënë pengesë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka komentuar zhvillimet e samitit të BE-së, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën sërish një “JO” sa i përket çeljes së negociatave me BE-në.

Për “Top Story”, Bregu theksoi se ndodhi ajo që kishin pritur dhe samiti u konsolidua pa asnjë lajm pozitiv për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bregut, e vetmja gjë që solli Samiti BE-BP ishte ashpërsimi i toneve dhe pesimizëm për faktin nëse vendi ynë do t’i bashkohet një ditë BE-së. Për ish-ministren e Integrimit, shkak i problemit ishte ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Megjithatë ndodhi ajo që kishim pritur, samiti u konsolidua pa asnjë lajm pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Ashpërsoi tonet, do të kishim pasur një rritje të pesimizmit, pesimizmit që një ditë vendi ynë do ti bashkohet BE. Shqipëria mbetet një nga vendet më të mbështetëse.

Për shkak të një problemi që ka Bullgaria ka me Maqedoninë e Veriut, u bë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Bregu.

Politike Ballkani Perëndimor BE Bullgaria integrimi Majlinda Bregu Maqedoni e Veriut Shqiperi