Bruksel, 7 qershor – Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbërritur në një marrëveshje për vendosjen e karikuesve universal për smartphone-t (celularët e mençur), tabletët, kufjet dhe kamerat digjitale brenda bllokut deri në vjeshtën e vitit 2024. Ndërkaq, i njëjti rregull do të aplikohet më pas edhe për laptop, njoftoi PE-ja.
Rregullatori, me të cilën do të vendosen USB-C në të gjitha pajisjet elektronike me madhësi të vogël dhe të madhe ka për qëllim të kufizohet mbetjet të dëmshme për mjedisin jetësor dhe të mbrojnë të drejtat e konsumatorëve që janë të detyruar të akumulojnë karikuesit jo-kompatibil për pajisjet e tyre të ndryshme.
Gjiganti amerikan “Ejpëll” (Apple), që e ndaloi teknologjinë e tij për adoptimin me të tillë karikues, ka kundërshtuar ashpër.