Kosova23 Shtator 2022, 00:21

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Janë 17 shtete që gjenden gjeografikisht në Evropë, por nuk janë pjesë e Bashkimi Evropian (BE).

Për këtë BE-ja do të organizojë Bashkësinë Politike Evropiane, ku do të marrin pjesë shtetet evropiane që s’janë pjesë e BE-së, përfshirë edhe Kosovën.

Ngjarja do të mbahet më 6 tetor, në Çeki, ka raportuar të enjten REL, duke e cituar një zyrtar.

Aty janë ftuar edhe Britania e Madhe, Turqia dhe Ukraine.

Përpos shteteve të Ballkanit Perëndimor, janë ftuar edhe shtette si Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Norvegjia dhe Zvicra.

Ftesat për 27 shtetet anëtare të BE-së për takimin në Pragë do të dërgohen më vonë, shtoi zyrtari i BE-së.

Prishtine

Kosova

·

22 Shtator 2022, 18:2218:22Kosova