Aktualitet 5 Tetor 2018, 11:39

BE kërcënon Shqipërinë: Pezullojmë vizat, nëse emigracioni rritet mbi 50%

Shkruar nga Pamfleti
BE kërcënon Shqipërinë: Pezullojmë vizat, nëse

BE kërcënon Shqipërinë: Pezullojmë vizat, nëse emigracioni rritet mbi 50%

Bashkimi Evropian ka kërcënuar Shqipërinë me rikthim vizash, nëse nuk do të ketë rënie të emigracionit. Deklarata e fortë është bërë sot nga komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avrmopoulos, gjatë ministerialit të BE për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë.

Avramopoulos tha se BE po monitorin situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm, pasi ekziston mundësia për rikthimin e vizave nëse emigracioni është mbi 50% dhe ka një refuzim për t’u rikthyer në vendlindje.

“Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund t’u them se ne po monitorojmë situatën dhe është në monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm.

Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50% të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cenim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se makanizmit të pezullimit të vizave. Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”, tha komisionieri i BE.

Aktualitet Dimitris Avrmopoulos Fatmir Xhafaj rikthimi i vizave