Bota14 Dhjetor 2022, 15:50

BE kritika Turqisë për kërcënimet ndaj Greqisë: Komentet armiqësore të papranueshme, duhet komunikim i ndershëm

Shkruar nga Pamfleti
BE kritika Turqisë për kërcënimet ndaj Greqisë:

BE kritika Turqisë për kërcënimet ndaj Greqisë: Komentet armiqësore të papranueshme, duhet komunikim i ndershëm

Përfaqësuesi i Komisionit për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka folur për kërcënimet e Turqisë dhe përdorimin e raketave Typhoon kundër Greqisë:

BE ka theksuar në mënyrë të përsëritur se komentet armiqësore kundër Greqisë ngrenë shqetësime serioze dhe janë në kontrast të plotë me përpjekjet shumë të nevojshme për de-përshkallëzimin në Mesdheun Lindor,” deklaroi Peter Stano.

Më tej ai shtoi se kjo retorikë kërcënuese duhet të ndryshojë dhe  duhet të zëvendësohet me dialog.

“Retorika kërcënuese duhet të zëvendësohet me dialog dhe komunikime të ndershme sepse këto janë çelësi për nxitjen e mirëkuptimeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes Greqisë dhe Turqisë”, shprehet Stano.

Bota Greqia Peter Stano raketa Typhoon TURQI