Kosova 7 Shkurt 2023, 17:52

BE mesazh të prerë Kurtit: Asociacioni nuk negociohet, duhet të zbatohet

Shkruar nga Pamfleti
BE mesazh të prerë Kurtit: Asociacioni nuk negociohet, duhet të

Bashkimi Evropian i ka bërë sërish thirrje Prishtinës që të pranojë Asociacionin e komunave serbe.

Zëdhënësi i BE-së, për politikë të jashtme, Peter Stano ka deklaruar se palët kanë rënë dakord ëpr Asociacionin dhe ai duhet të zbatohet.

“Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit”, tha Stano.

Më tej ai u shpreh se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë të qartë dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai shtoi se prioritet vazhdon të mbetet desklaimi i situatës, duke thënë se tensionet mes dy vendeve po vendosin në rrezik të arriturat e punës shumëvjeçare në kuadër të dialogut.

Stano tha se tensionet nuk do të kenë pasoja vetëm për Kosovën dhe Serbinë por tërë rajonin.

“Ne po kërkojmë nga palët që të gjejnë një zgjidhje Evropiane”, u shpreh ai

Prishtine #Stano Asociacioni BE