Politike15 Shkurt 2019, 17:21

“BE nuk është ëndërr e vdekur për Shqipërinë”! Aleati i Bashës ka një thirrje për qytetarët një ditë pa

Shkruar nga Pamfleti
“BE nuk është ëndërr e vdekur për

"BE nuk është ëndërr e vdekur për Shqipërinë"! Aleati i Bashës ka një thirrje për qytetarët një ditë para protestës

Aleati i Lulzim Bashës, njëherësh kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të jenë në protestën e nesërme, e të marrin fatin e tyre në dorë. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Mediu ka shkruar se me praninë e tyre qytetarët do të tregojnë që Shqipëria evropiane nuk është një ëndërr e vdekur.

“Neser eshte dita e shqiptareve Ora 11 te gjithe se bashku. Ata neser marin ne dore fatin e tyre kunder nje qeverie te paligjeshme qe ka manipuluar zgjedhjet me parate e droges, korrupsionit dhe krimit.

Shqiptaret duhet te ngrihen per te treguar se Shqiperia EUROPIANE nuk eshte nje enderr e vdekur, por nje realitet ku cdo shqiptar nuk i fal Lirine dhe te drejtat e tij, nuk ul koken perballe varferise, lumturine e nderton me autoritetin dhe dinjitetin qe i ka fal Zoti. Nuk mund te pranoje perbujen, fyerjen e Rames , nuk mund te pranoje te lere Shqiperine, por lufton per Shqiperine dhe Kombin shqiptar Europian.

Kete rrugetim te shqiptareve Europiane nuk e ndal dot Edi Rama, antimitingjet e turpshme si komunistet ne vitin 1990-1991, nuk e ndalin as pushteti qe bllokon rruget e lirise dhe te drejtes, apo police qe nuk I sherbejne ligjit por pushtetit. Cdo shqiptar qe do lirine jeten dhe beson tek familja, Kombin dhe Zoti neser duhet te jete me proteste per te filluar permbysjen e te keqes qe I ka zene fryemen Shqiperise”, ka theksuar aleati i PD.

Politike Fatmir Mediu Protesta e opozitës