Bota30 Gusht 2018, 14:54

BE nuk pranoi ardhjen e refugjatëve në Shqipëri, reagon Salvini: Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht, çmenduri!

Shkruar nga Pamfleti
BE nuk pranoi ardhjen e refugjatëve në Shqipëri, reagon Salvini:

BE nuk pranoi ardhjen e refugjatëve në Shqipëri, reagon Salvini: Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht, çmenduri!

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar pas deklaratave të Bashkimit Europain për paktin mes Tiranës dhe Romës për marrjen e 20 emigrantëve nga Afrika. Ai është shprehur se në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri. 

Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre. Po ku jemi në një shtëpi pushimi???… Çmenduri!

Qeveria shqiptare vendosi më 25 gusht, të marrë 20 refugjatë nga Afrika, të cilët qendronin të bllokuar në anijen Diciotti, për më shumë se 5 ditë. Vendimi i qeverisë shqiptare u përshëndet nga qeveria italiane dhe hapi një valë debati lidhur me pranimin ose jo të refugjatëve. 

 

Bota Matteo Salvini minsitri i Brendshëm i Italisë