Së fundmi, AstraZeneca, një nga kompanitë që prodhon vaksinën kundër COVID-19, ka paralajmëruar vendet e BE-së të presin mungesa në dërgesat e saj.
Një lajm i tillë u bë i njohur teksa BE po priste 100 milionë doza në tre-mujorin e parë të vitit. Diskutohet që kompania të japë më pak se gjysmën e kësaj sasie, megjithëse theksohet se shifrat përfundimtare nuk ishin përcaktuar.
Kompania e AstraZeneca këmbëngul se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por tha se numri i vaksinave do të ishte më i ulët se sa parashikohej për shkak të uljes së rendimenteve në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian.
Ky lajm është problematik për vendet e BE sepse vaksina, e bërë në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ishte e para-porositur nga blloku evropian dhe dozat deri në 400 milion të kursit me dy faza do të mbulonin gati gjysmën e popullsisë së rajonit 446 milion.