Politike 9 Tetor 2022, 11:13

BE pritet ta shpallë ‘non grata’, Berisha optimist: Në Europë ‘erë ndryshimesh’, do na mundësojë fitoren

Shkruar nga Pamfleti

BE pritet ta shpallë ‘non grata’, Berisha optimist: Në Europë ‘erë ndryshimesh’, do na mundësojë fitoren

Ndërkohë që flitet se BE mund ta shpallë ‘non grata’, ish kryeministri Berisha, habit me optimizmin e tij. Ai u shpreh sot se do vazhdojë betejën dhe këtë të fundit do ia mundësoj vala e ndryshimeve që pritet të vijë nga Europa. Madje, ish kryeminstri shprehet se pret të fitojë dhe se fitoren e ka vetë në dorë:

‘Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive, që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi gjithë trashëgiminë, gjithë programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigjen më të çmuar sfidave që na presin. Kemi miqtë tanë që po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Evropës, në Suedi e Itali. Shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe kemi qytetarin të parin, ndaj dhe të frymëzuar edhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryhen në Evropë, ta vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj që me çdo ndryshim, afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores.’- tha Berisha. /Pamfleti

Politike #Sali Berisha optimist BE Non-Grata